Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në prag të nisjes së protestës nga opozita, punonjësit e Kryeministrisë kanë marrë masat për të hequr kërpudhën e cila sulmohet thuajse çdo protestë të opozitës.
Po ashtu, dyert e Kryeministrisë janë “blinduar” për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës, ndërsa shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.
Të tjerë punonjës policie janë vendosur në tarracën e Kryesisë së Kuvendit për survejim.
Qindra efektivë të policisë së shtetit janë vendosur përpara Kryeministrisë, Teatrit Kombëtar dhe Piramidës për protestën e thirrur nga opozita, e cila nis në orën 12:00.