Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit që tregohet me pakicë në vend.
Nafta ëshë ulur me plot gjashtë lekë për litër, benzina me shtatë lekë dhe gazi me dy lekë.Ndonëse duket koiçidencë, çmimet e karburanteve po ulen çdo ditë e më shumë teksa afrohet protesta e shtatë korrikut të thirrur nga Partia Demokratike. Ky fenomen ndërkohë nuk ndodh për herë të parë.
Protesta e përditshme e nisur rreth dy muaj më parë u shuajt ditë pas dite, pasi Bordi nisi të ulë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë kur teksa u thirr një protestë e shoqërisë civile, ajo u parapri nga një njoftim i beftë i Bordit për ta ulur çmimin e naftës.
Në 17 qershor, çmimi i naftës preku majën kur një litër me pakicë u shit për 265 lekë, benzina me 241 lekë dhe nafta me 81 lekë.
14 ditë më vonë, dhe gjashtë ditë para protestës së opozitës, nafta është ulur me plotë 22 lekë, benzina me 6 lekë dhe gazi me pesë lekë.
17 QERSHOR
Nafta- 265 lekë/litri
Benzina- 241 lekë/litri
Gazi- 86 lekë/litri
18 QERSHOR
Nafta- 261 lekë/litri
Benzina- 236 lekë/litri
Gazi- 86 lekë/litri
23 QERSHOR
Nafta- 258 lekë/litri
Benzina- 239 lekë/litri,
Gazi- 83 lekë/litri
28 QERSHOR
Nafta- 255 lekë/litri,
Benzina- 242 lekë/litri
Gazi- 83 lekë/litri
29 QERSHOR
Nafta- 249 lekë/litri
Benzina- 242 lekë/litri
Gazi- 83 lekë/litri
1 KORRIK
Nafta- 243 lekë/litri
Benzina- 235 lekë/litri
Gazi- 81 lekë/litri