Ne prag të samitit Basha fton diasporën për të rrëzuar Ramën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur fasadë Samitin e Diasporës, të organizuar nga qeveria. Në një status në tëitter, ai thotë se  i ka një borxh të madh kësaj pjesë të Shqipërisë jashtë territorit.

Basha: Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Basha tha se mirëpret bashkëpunimin e diasporës për të ndërtuar në Shqipëri lirinë dhe sigurinë.

Basha: Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.

 

Zjarr Tv Ad