“Në prill të zgjedhim një president normal”, Rama: Mund të jetë edhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, përveç temës së zgjedhjeve të pjesshme lokale, kryeministri Edi Rama foli edhe për temën e zgjedhjes së një presidenti të ri, duke qenë se mandati i Metës përfundon në muajin korrik të këtij viti.

Rama u bëri thirrje deputetëve që të mendonin një mënyrë për zgjedhjen e presidentit, duke u konsultuar edhe me qytetarët dhe më pas duke e votuar në muajin prill. Me këtë rast Rama nuk la pa sulmuar Metën të cilin gjatë gjithë fjalimit të tij e konsideroi si një “president jo-normal”.

Kryeministri Edi Rama: Duhet të zgjedhim presdentin e republikës në prill. Komunikimi i skajshëm io situatës me krijimin e dy partive Demokratike na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku do e kërkojmë dialogun me cilën opozitë parlamentare. Por ne do shikojmë mundësinë sit ë këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje. Duhet të gjejmë mënyrën për të bërë një lloj organizimi për të mbledhur opinionin e tyre.

I zgjedhuri të mos ketë Prezencë minuese për pozicionin e kreut të shtetit. Ne kemi përgjegjësinë kushtetuese t’I japim popullit shqiptar një kryetar shteti normal si fillim dhe më pas të rikthejë normalitetin njerëzor zyrës. Nuk do bjerë nga qielli, me siguri do gjendet mes nesh, brenda territorit të shtetit apo mund edhe të jetë jashtë territorit të republikës por në territorin shpirtëror të kombit tonë. Por e kemi detyrim t’i japim asaj zyre mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal dhe një figurë normale.

Zjarr Tv Ad