Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Teksa kemi hyrë në ditën e tretë të vaksinimit masiv, që po aplikohet fillimisht te moshat mbi 70-vjeç, radhë të gjata janë vërejtur këtë të martë në sheshin “Skëndebej”.
Qindra të moshuar presin në diell momentin kur emri i tyre do të thirret për të kryer vaksinën, ndërsa nuk kanë munguar as rastet e atyre që kanë pritur orë të tëra në radhë.
Edhe pse në shesh janë vendosur disa karrige, ato janë të pamjaftueshme për të sistemuar të gjithë të moshuarit.
Disa prej të moshuarve që nuk i durojnë dot rrezet e forta të diellit, shihen të mbajnë mbi kokat e tyre gazeta, por edhe çadra, në mënyrë që të shmangin ekspozimin e fortë në diell.