“Në rrjetë, janë zyrtarë të lartë”, Artan Hoxha: Ja ku qëndron krisja mes Yuri Kim dhe Edi Ramës …

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në ABC Live se ka një qejfmbetje gjatë kohëve të fundit me ambasadores amerikane Yuri Kim dhe qeverisë shqiptare dhe kjo sipas tij lidhet me punën e SPAK.

Hoxha tha se perceptimi i publikut është se qejfmbetja lidhet me zgjedhjen e kreut të SPAK dhe ndikimin e kësaj zgjedhjeve nga maxhoranca, por gjithçka shkon përtej kësaj.

“Muajt e fundit ka një qejmbetje në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Ambasadës Amerikane ku duket se pas kësaj historie qëndron qasja që kanë të dyja palët sëpari ndaj Reformës në Drejtësi dhe së dyti ndaj hetimeve të bëra nga SPAK”, tha Hoxha, ndërsa shtoi:

Në pamje të parë duket se është një çështje që ka  të bëjë me zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk është kështu. Me sa duket qeveria ka bërë përpjekje për të penguar hetimet e SPAK ose punën e SPAK për të mbledhur fakte që çojnë në penalizimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Hoxha theksoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka qendruar shumë pranë prokurorëve të SPAK-ut duke i mbështetur ata në punën e tyre për të “prekur” ata që quhen të “paprekshëm” në Shqipëri.

Gazetari theksoi se po ashtu ka një pritshmëri nga shqiptarët ndaj punës së SPAK, kjo e nxitur edhe nga maxhoranca në fillim të punës për Reformën në Drejtësi ku u tha se do të kapeshin “të fortët”.

“Ka një perceptim të përgjithshëm në Shqipëri se ka të paprekshëm, dhe edhe pse ndonjëri ha ndonjë grusht në boulevard, të paprekshëm sipas shqiptarëve janë Rama, Berisha, Meta”, tha Hoxha.

“Ka një përballje mes qendirmit që mban ambasada amerikane dhe qendrimeve që mban qeveria dhe me sa shoh ambasada kërkon që SPAK-u të ashpërsojë pak qasjen në këtë drejtim.

Ambasada i kërkon SPAK-ut që të mos tolerojë dosje ku janë të përrfshirë anëtarë të kabinetit Rama. Po ashtu kërkon që të veprojë me shpejt pasi publikut po i humb durimi, kurse qeveria kërkon situatë tjetër, pasi kemi zgjedhjet në maj”, theksoi Hoxha, ndërsa shtoi: “Kjo bën që të kemi dy qendrime të ndryshme. Korrupsioni është te këta që janë sot në qeveri dhe te ata që kanë qenë. Korrupsioni nuk ka lindur sot”.

Zjarr Tv Ad