Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë, kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qytetin Skrapar.
Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, më pas në formën e një projektligji për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare.
Parlamenti i ri do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e votimit të këtij projektligji historic, për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.
Pas nismës për ndryshimin e emrit të ish-bashkisë Ura Vajgurore, në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës.
Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar zt. Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.
Bashkia Skrapar ndër të tjera, së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.