Në SHBA: Qëllohen me armë dy policë, pak orë pas protestës anti-racizëm(VIDEO)

0
43

Dy policë janë qëlluar me armë zjarri në SHBA, nga një person me ngjyrë që dyshohet se u ka zënë pritë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak orë pas protestës për vdekjen e Dijon Kizzee, i cili u qëllua nga efektivët e policisë në Los Angeles.

Departamenti i policisë ka publikuar videon ku dallohet një person me ngjyrë teksa i afrohet makinës së parkuar të policisë, pranë një stacioni metroje në lagjen Compton. Ai drejton pistoletën te dritarja e makinës, qëllon dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sipas mediave në SHBA, të dy policët janë dërguar në spital në gjendje kritike. Autori nuk është arrestuar ende.