Në Shkodër 3655 hektarë ndodhen ende nën ujë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse prej disa ditësh, nuk ka pasur reshje shiu dhe moti ka qenë i qëndrueshëm në zonat më problematike të Bashkisë së shkodrës situata e përmbytjene nuk ka thuajse asnjë përmirësim për shkak të shkarkimeve që vijojnë nga kaskad e drinit. Sipas të dhënave ditore të raportuara nga bashkia e Shkodrës pranë prefekturës mësohet se hidrometri në Dajç mëngjesin e së shtunës ka shënuar kuotën 6.66 m, dhe ka një rritje me 6 cm në krahasim me një ditë më parë. Në liqenin e Shkodrës, kuota është regjitstruar 8.85, dhe ka një rënie të nivelit të ujit me 3 cm në krahasim me një ditë më parë.

Ndërsa në lumin drin hidrometi shënoi 7.20 m, në të njëtët nivele të pandryshuara si para 24 orëve. Sipas bashkisë së Shkodrës, vijojnë të mbeten nën ujë 3655 hektarë tokë, ku 2980 prej tyre janë toka të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, pëmetore apo sera. Rruga e Obotit për 1 muaj me radhë vijon të mbetet e pakalueshme për mjetet e ulëta, pasi niveli arrin 1.30 m. Ujësjellësi Obilika 1 vijon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve, dhe furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve bëhet nga ujësjellësi i Shkdorës.

I rrezikuar nga prurjet edhe Obilika 2. Në obot mësohet se janë edhe 2 shtëpi të përmbytura. E bllokuar mbetet edhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat, ku ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. Në njësinë Dajç në 3. 121 shtëpi ka prezencë uji në oborre. Po ashtu prezencë uji ka edhe në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushaj dhe në rrugen Belaj- Pentar. Bashkia e shkdorës bën të ditur se në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m. Ndërkaq në diza zonë te tjera tokat bujqësore vijojnë të gërryhen për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin. edhe në këtë raportim për prefekturën e Shkodrës, bashkia ka kërkuar për të disatën herë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, bazuar në ligjin për mbriojtjen civile.

Zjarr Tv Ad