Në Shkozet, banorët: Jemi mes katër rrugëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pallate të rrënuar, shtëpi të shkatërruar me mure të rëna edhe të mbuluar nga dherat, kjo është pamja që të shfaqet në lagjen 14 në Shkozet, ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme tepër të rënda në këtë zonë. Pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha edhe për bizneset në lagjen 14 të Durrësit.Një prej pronarëve të marketit thotë se tashmë ka dalë mes 4 rrugë pasi ai dhe familja e tij ushqeheshin me të ardhurat që merrnin nga ky biznes. Kanë qenë të shumta objektet e dëmtuara në Durrës nga tërmeti, si banesa private, pallate apo edhe biznese.

Një ditë më parë Bashkia vendosi të rikonstruktojë pallatet e vjetra të ndërtuara prej 1993 që pësuan dëmtime kryesisht në katet e para e të dyta. Po ashtu u miratua edhe lista paraprake me 1 310 familje që përfitojnë bonusin e qerasë për një vit pasi banesat e tyre kanë dalë jashtë funksioni ose kanë shembur.

Zjarr Tv Ad