Në Shqipëri 16 fëmijë me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë mbështet lehtësimin e masave

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga 433 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, 16 janë fëmijë, deklaron  Prof. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisē.

“Fatmirësisht asnjë nuk ka pasur asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor dhe janë në gjëndje shumë të mirë” vijoi më tej ajo

Në 24 orët e fundit janë 17 raste të reja. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Në Shkodër gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se “këto 3 raste kanë dalë nga kontaktet e 4 rasteve pozitive që janë konstatuar dje dhe se po vijon puna për gjurmimin e kontakteve te tjera  deri në shkëputjen e zinxhirit infektiv “.

Po a është dakord ministria e Shëndetësië me vendimin e qeverisë për lehtësimin e masave të shtrënguara?

“Gjithcka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që jep Komiteti I Ekspertëve, vendimet e të cilëve janë të bazuara në një analizë shumë të hodhësishme të situatës aktuale dhe numrat e prekurve dhe tendencës që zhvillohet epidemia si dhe me konsulencën e OBSH”  nenvizoi sot Prof. Mira Rakacolli  Zv/Ministre e Shëndetësisē.

Zjarr Tv Ad