“Në Shqipëri s’ka Parti Konservatore”, Ish-deputeti i PD i përgjigjet Kokalarit: Je injorante!

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari pretendon se në Shqipëri nuk ka parti konservatore dhe ka hedhur idenë e hapjes së një partie të tillë, në kohën kur në vendin tonë është Partia Konservatore.

Për këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i Partisë Konservatore Shqiptare, Kujtim Gjuzi.

Në një prononcim për CNA.al, Gjuzi i bëri thirrje Kokalarit të japë dorëheqjen nga angazhimet që ka pranë grupimit të Berishës nëse dëshiron të bëhet konservatore.

Përsa i përket pretendimeve të saj se konservatorizmi nuk i ka futur rrënjët në Shqipëri, Gjuzi deklaroi se Kokalari ose ka mungesë informacioni, ose ka pak injorancë.

“Ne zonjës Kokalari i themi që më parë sesa të jetë te foltorja e mbështetjes së Partisë Demokratike, në drejtim të shikimit djathtas për tu bërë konservatore, duhet si fillim të deklarojë një dorëheqje nga të gjitha angazhimet që ka patur dy herë pranë kryeministrit Sali Berisha dhe dy herë presidentit Sali Berisha.

Nëse zonja Kokalari nuk e njeh juridiksionin shqiptar, në Shqipëri ka Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, e cila ka qenë parti parlamentare dhe me qenë se zonja thotë se nuk ka Parti Konservatore, duket se ka pak injorancë dhe mungesë informacioni”, theksoi ai.

Burimi lajmit: CNA.al dhe Gazeta “Tema”

Zjarr Tv Ad