Ne, Shqipëria, nuk ndalemi më/ Edi Rama në delir pas vendimit të BE: Nuk ka më kufizime për levizjen…

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, reagon pas vendimit që kanë marrë sot vendet anëtare të Bashkimit Europian, për heqjen e kufizimeve të lëvizjes për 8 vende jo anëtare, ku përfshihet dhe Shqipëria.

“Lajmi qe prisni. Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, shkruan Kryeministri.

Ky vendim i BE vjen në një kohë që për shkak të pandemisë së Covid-19, vendet e BE nuk pranonin udhëtarë nga vendet e tjera, ose kishin kufizime të forta. Nga sot këto kufizime janë hequr. Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt për shkak të situatës së qëndrueshme të pandemisë.

Zjarr Tv Ad