Në ‘skanerin’ e OFL-së, kush janë 3 të ‘fortët’ që iu sekuestrohen makinat e blinduara

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa janë vendosur në ‘skanerin’ e Operacionit të Forcës së Ligjit për hetimin e pasurive të tyre, 3 të ‘fortëve’, personazhe të njohura të botës së krimit, iu janë sekuestruar makinat e blinduara. Mësohet se bëhet fjalë për automjetet e shtetasve Saimir Taullaut, Dashamir Gjoka dhe Durim Bami, pasi ataishin pa leje të posaçme.Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit. Kujtojme se Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, eshte i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Durim Bamit, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad