Në vend të gjelbërimit ngrihen pallate/ Gazetari i njohur ironizon dhe publikon fotot në dy periudha të ndryshme: Shihni me kujdes! Në parkun e “TiRamës”…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje, për të cilat kreu i qeverisë thotë se do t’i konfiskojë.

Dervishi ka publikuar dy foto në periudha të ndryshme, por në të njëjtin vend të Tiranës, shumë pranë parkut të liqenit dhe me një diferencë prej 6 vitesh.

Në foton e parë, e cila është e vitit 2016 shihet që ka disa zona të gjelbra, ndërsa në foton e 2022 janë ngritur vetëm pallate.

“Shiheni me kujdes sepse janë dy foto, por i njëjti vend: Sheratoni në parkun e TiRamës kur e kishin në pronësi arabët. Foto e pare viti 2016! Foto 2. Është e vitit 2022!”, shkruan gazetari Dervishi.

Zjarr Tv Ad