Në vend të propagandës dhe manipulimit duhet tu shërbeni shqiptarëve…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erion Dasho
Zonja Manastirliu deklaroi se po sheh dritë në fund të tunelit të COVID-it dhe e lidhi atë me vaksinimin anti-COVID! Paturpësi më të madhe nuk mund të ketë!Në mungesën totale të masave për parandalimin e transmetimit të COVID, janë dy faktorë bazë që do të luajnë rol në qetësimin e situatës.
Së pari, imuniteti natyral nga infeksioni. Nga fillimi i sezonit të virozave (nëntor 2020) e deri më sot janë më shumë se 92 mijë të infektuar të diagnostikuar.Duke qenë se numri i të infektuarve është mbajtur artificialisht i ulët duke mos testuar aq sa duhet, numri real i të infektuarve është disa fish më i lartë.
Duke përfshirë asimptomatikët, personat me simptoma të lehta dhe personat e lënë qëllimisht të padiagnostikuar, ky numër mund të jetë 5 deri 10 herë më i lartë duke bërë që deri 30% e popullatës të jetë tashmë e imunizuar.Së dyti, sezonaliteti. Me kalimin e sezonit të virozave sigurisht do të ketë një rënie të numrit të personave të infektuar, ndërsa ardhja e stinës së verës do të ndikojë direkt në uljen e koeficientit të transmetimit.
Në verën e vitit 2020, parashikimi i ekspertëve të Johns Hopkins ishte se vera mesdhetare e ul rreth 30% koeficientin e transmetimit dhe kjo u verifikua në praktikë edhe në Shqipëri.Nga ana tjetër, vaksinimi deri tani ka qenë një dështim i madh. Në dy muaj janë administruar rreth 20 mijë doza, mjaftueshëm për të imunizuar 10 mijë persona ose 0.4% e popullsisë adulte prej 2.5 milion banorësh.
Kuptohet se impakti i këtij numri personash të imunizuar në arritjen e imunitetit të grupit është i papërfillshëm.Ministrja bën mirë që kërkon “dritën në fund të tunelit” sepse kjo situatë katastrofike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë gjatë.
Vetëm se kjo dritë nuk vjen kursesi nga vaksina, por si rezultat i imunitetit natyror dhe ecurisë së stinës së virozave dhe me një kosto jetësh njerëzore nga më të lartat në botë!Në vend të propagandës dhe manipulimit, ministrja, komiteti dhe gjithë puthadorët e tyre duhet t’u bëjnë shqiptarëve shërbimin e pritur prej kohësh: largimin për t’i lënë vendin menaxhimit të epidemisë nga ekspertët e vërtetë dhe ata të cilëve u dhimbset çdo jetë shqiptari!
Kjo do të ishte drita e shumëpritur në fund të tunelit!

Zjarr Tv Ad