“Në vend të qepin gojën, e hapin pa doganë”, Petro Koçi sulmon Bashën: Gëzohet për burgosjen e Tahirit, por është kandidat për t’u dënuar

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka  sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se gëzohet për burgosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se vetë Basha është një kandidat i mundshëm për t’u dënuar nga drejtësia. Sipas tij kryedemokrati Basha nuk duhet të komentojë dënimin e Tahirit, pasi me këtë tregon paburrërinë e tij.

“Basha “gezohet” nga frika per burgosjen e kundershtarit te tij politik Saimir Tahiri, i cili e ka fyer paburrerine e Bashes ne perballjen me drejtesine.

Ne fakt vete Basha eshte nje kandidat mese i pershtatshem per tu denuar nga drejtesia e drejte. Mekatet publike qe ka kryer nuk ja heqin meritat te ishte nje anetar i denje i Shtepise se Lirise. Pra nje shok qelie politike i Saliut dhe Ilirit.

Nuk dua te gjykoj vendimin e gjykates ndaj Tahirit, por smund te pranoj qe ata te cilet duhet ta qepin gojen e hapin ate pa dogane. Paburreria nuk eshte pafajesi zoti Basha!”, shkruan Petro Koçi.

Zjarr Tv Ad