Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Nedimin në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndanë emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar.
“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndamë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar.
E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tonë.”, shkruan Behaj në postimin e tij.