Në vijën e parë përballë koronavirusit, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë për…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej muajsh, stafi mjekësor në Shqipëri po lufton denjësisht me COVID-19, duke venë cdo ditë veten në rrezik.

Gjatë një vizite të ministres Manastirliu në Rrogozhinë, është dhënë sërish premtimi për rritje të pagave të tyre.

“Rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”, u shpreh Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumentave portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë” ka vijuar fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokraçisë dhe transparençës.

“Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparençë në këto dy vite”, tha Manastirliu

Zjarr Tv Ad