“Në vjeshtë nisim punimet”, deputeti i sapo zgjedhur, Benet Beci lajmëron hapjen e tenderit për projektet në Shirokë

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i sapo zgjedhur Benet Beci ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapet tenderi për disa ndërhyrje përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Beci pohoi se punimet nisin në vjeshtë.

POSTIMI I BECIT
Kanë kaluar rreth 5 javë qëkur ju paraqita këtë video shpjeguese mbi ndërhyrjet transformuese të parashikuara përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës. Çdo gjë duket e bukur në render, por kënaqësia më e madhe është kur nis puna konkrete. Ndaj dua të ndaj me ju lajmin e mirë se është hapur procesi i tenderimit për projektet si më poshtë:

1. Ndërhyrjet në përmirësimin e peisazhit përgjatë rrugës nga Ura e Bunës në Shirokë
2. Muzeu i liqenit dhe qendra e vizitorëve në qendër të Shirokës
3. Shtegu i biçikletave dhe pikat panoramike në malin e Taraboshit.
Kam kontribuar që në konceptimin e këtij projekti si drejtues i Fondit të Zhvillimit dhe kam privilegjin e përgjegjësinë të ndihmoj në realizimin e tyre, si deputet i Shkodrës. Ofertat nga kompanitë e interesuara hapen në datën 2 korrik dhe besoj se në vjeshtë fillojmë punimet. Projektet financohen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet një kredie nga BERZH-i dhe bashkëfinancim nga BE-ja dhe do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Besoj fort se po fillojmë një seri projektesh që do ta vënë Shkodrën në zemër të turizmit shqiptar. Na shkoftë mbarë!

Zjarr Tv Ad