Negociatat, Bushati: BE duhet ta kuptojë, rindërtim dhe demokratizim i dy vendeve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i kërkon BE hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një status në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky hap i jep kuptimit drejtimit të Ballkanit Perëndimor në rindërtimin dhe demokratizimin e shoqërive të këtyre dy vendeve.

“BE-ja si një projekt paqeje duhet të kuptojë se me fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të japë një sens drejtimi për Ballkanin Perëndimor në rindërtimin dhe demokratizimin e shoqërive të tyre. Ka ardhur koha që ta konsiderojmë këtë si një përgjegjësi të përbashkët!“, shkruan Bushati.

Zjarr Tv Ad