Negociatat me BE-në, Rama shkarkon Zef Mazin, ja kush emërohet në krye të negociatave

0
5568
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri.

Rama ka shkarkuar nga detyra Zef Mazin teksa ka emëruar kryenegociatore dhe ministre shteti pranë kryeministrit Majlinda Dhukën.

“Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”njofton Rama.

Zjarr Tv Ad