Negociatat me BE, Rama: Pse duhet të presim deri në shtator

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama sqaroi pse vendi duhet të presë deri në shtator për çeljen e negociatave me BE-në.

“ Kancelarja Merkel dhe nënkryetari i grupit të saj CDU i cili ka folur vetë shumë qartë, na kanë pritur me shumë respekt dhe e kanë vlerësuar shumë pozitivisht progresin në procesin e integrimit, jo vetëm që nuk bëhet llaf të na kenë thënë se Shqipëria e ka derën e mbyllur por na kanë siguruar për disponimin pozitiv në njohjen e meritës së Shqipërisë përmes zyrtarizimit të çeljes së negociatave.

E përdor termin zyrtarizim duke patur parasysh edhe shumë broçkulla të thëna lidhur me si e kemi trajtuar qasjen e negociatave  vitin e kaluar. KiE shkruajti se në qershor do jepej vendimi pozitiv, dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për procesin e Shqipërisë, pikërisht se i kishte bërë detyrat i është lejuar të nisë një proces që përndryshe tradicionalisht niset kur negociatat hapen zyrtarisht dhe këtë proces e kemi nisur dhe kryer sipas parametrave.

I vetmi problem i miqve gjerman, është se koha fizike nga data e daljes në ditën e vendimmarrjes është tejet e shkurtër. Pse KE vendosi të nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve të PE dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv si mish për top për fushatat në ato vendet ku problemi nuk është as ecuria faktike e vendit tonë për dinamika e brendshme elektorale dhe politike. Ndaj është folur për shtatori nga pala gjermane.

Sa për Francën, dua ta theksoj se qëndrimi i tyre do të formulohet pas zgjedhjeve në BE. Duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve të brendshme europiane, për të patur vëmendjen maksimale të presidentit francez. Komisioni bën vlerësime faktuale.

Do të ishim në pozitë të vështirë sot nëse nuk do ishim në rregull me detyrat e shtëpisë, nëse Komisioni, nuk do rekomandonte hapjen pa kushte të negociatave për këtë. Po ky nuk është rasti i lojës së ulët politike, për t’i hedhur shqiptarët kundër qeverisë si të ishte qeveria arsye e brendshme, kësaj loje po i vjen fundi. S’ka mbetur më në  Europë njerëz që i besojnë katran prodhuesve tanë, që kanë shpërndarë baltë në zyrat e BE-së” tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad