Negociatat me PD për zgjedhjet e 11 majit, Meta siguron 4 emra në listën e sigurt, ja marrëveshja me aleatët e tjerë

0
467
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetem 3 ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimieve të koalicioneve zgjedhore në KQZ, PD ka mbyllur negociatat me shumicën e aleatëve të saj.

Negociatat më të vështira kanë qënë me Partinë e Lirisë, pasi kjo parti kërkonte të kishte në lista të sigurta, mbi 7 deputetë. Por PD, është ndalur në 4, aq sa deputetë PL, nxori në zgjedhjet e 2021-it. Ende nuk bëhet e ditur, se në cilat qarqe do të jenë 4 emrat e listës së mbyllur.

Sa i takon partive të tjera aleate, PAA e Agron Dukës, do të ketë një deputet në listën e mbyllur të Durrësit.

Partia Republikane e Fatmir Mediut, gjithashtu do të ketë një vend në listat e sigurta. Ajo që po diskutohet është qarku.

PBDNJ e Vangjel Dules, përsëri do të ketë një vend në listat e mbyllura të opozitës.

Sa i takon PDIU-së së Shpëtim Idrizit negociatat janë duke vijuar. Sipas burimeve PD i ka ofruar kësaj partie vetëm një vend në listë të mbyllur, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Zjarr Tv Ad