“Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen brenda këtij gjashtë mujori”- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Është përgjegjësia jonë. Nëse Serbia do që të jetë në BE duhet…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock deklaroi se negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen në gjysmën e parë të këtij viti.

Më tej ajo shtoi se Serbia nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të përafrohet me sanksionet ndaj Rusisë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos zhgënjejmë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet që kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian dhe të mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë vendet e Ballkanit Perëndimor, para së gjithash, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Është përgjegjësia jonë që përfundimisht të hapim negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të këtij viti. Ky është një hap i vonuar”, tha ministri i Jashtëm në një deklaratë për mediat gjermane pas mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Ajo tha se ka zhvilluar një bisedë dypalëshe me ministrin e Jashtëm bullgar dhe ka shprehur shpresën se pikat e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhen.

Kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që në këto ditë dhe javë e kanë bërë të qartë se të ardhmen dhe sigurinë e tyre e shohin në Bashkimin Evropian. Prandaj, shumica e tyre janë rreshtuar me sanksionet e BE-së”, tha Baerbock.

Zjarr Tv Ad