Negociatat për president! Berisha: Alibeja si ministër i Ramës, një lojë e shëmtuar me fake opozitë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se asnjëherë debati për presidentin Shqipërisë nuk është zhvilluar në nivel grupi parlamentar.Këtë deklaratë e bëri, kur u pyet se si do të negociojnë me mazhorancën për zgjedhjen e presidentit, duke qenë se Kuvendi i 30 prillit shkarkoi Enkeljed Alibeajn, nga kreu i grupit parlamentar të PD.

Berisha më tej shtoi se Alibeaj është marrë peng nga Edi Rama.

Pyetje: Si do negociojë PD ndërkohë që nuk ka një kryetar grupi?

Berisha: Që kur është vendosur pluralizmi në Shqipëir deri më sot, debati për presidentin e Shqipërisë nuk është zhvilluar në nivel grupi parlamentar, por gjithnjë në kryetar të partive.

Zhvillohet në grup parlamentar vetëm për një arsye, sepse Edi Rama ka marrë peng Alibeaj. E trajton si ministër të qeverisë, prandaj kërkon që negociatat të zhvillohen vetëm me të. Po zhvillohen në dritën e diellit skenarë të padenjë, lojë e shëmtuar e Ramës me ‘fake’ opozitën

 

Zjarr Tv Ad