Negociatat për Presidentin e ri, flet Alibeaj pas takimit me Ballën: Diskutimet do të bëhen me median prezent, transparenca është ilaçi më i mirë kundër çdo pazari

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme është vendosur që mazhoranca dhe opozita do të ulen për të negociuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ndërkohë që raundi i dytë i votimit është caktuar për në 23 maj, Alibeaj u shpreh se nuk ka rëndësi emri, por procesi në fillim.

Alibeaj i qëndroi bindjes së tij se propozimi për Presidentin duhet të bëhet nga opozita, ndërsa u shpreh se transparenca në proces është ilaçi më i mirë kundër çdo pazari politike.

I pyetur nëse do të jenë prezent edhe Mesila Doda me Fatmir Mediun, Alibeaj u shpreh se takimi do të jetë i hapur për të gjithë.

“Çdo diskutim për çështjen e presidentit të bëhet me media. Vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çdo pazari dhe kjo është një gjë që ju dhe publiku e do. Për këtë arsye është fare e thjeshtë, nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë për diskutimin.

Po ta lexoni me kujdes platformën është e arsyeshme që i shërben interesit publike. Duhet një proces në interes të shqiptarëve, një proces parlamentar që të çojë aspiratën e qytetarëve për qytetarin e parë të shqiptarëve.

Pyetje: A do keni ftesë për Mediun dhe Dodën? Do keni një takim me deputetët, çfarë do ndodhë?

Lidhur me çështjen e parë, nuk varet nga unë. Nesër ajo sallë është e hapur për këdo të vijë dhe të diskutojnë për qëndrimin tonë, edhe Mediu edhe Doda. Këtu jemi të hapur.

Ne kemi durimin që gjërat ti diskutojmë gjerat hap pas hapi. Kushtetua thotë që në tre raundet e para duhet me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë. Rregullat të para pastaj emerat. Ne kemi thënë që propozimin ta kemi ne, opozita. Rendia pas emrave pa vendosur ca rregulla e bën procesin jo serioz. Nesër do shohim kush është qëndrimi i palës tjetër. Nëse do pjesëmarrjen e opozitës, ta shohim nesër”. tha Alibeaj pas takimit me Ballen.

Zjarr Tv Ad