Negociatat, qeveria heq përgjegjësinë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shqiptare nuk do të ndjekë shembullin e kryeministrit Zoran Zaev për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të marrjes së një përgjigje pozitive, nga Brukseli. Këtë vendimin Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj e argumenton se ekzekutivi i Edi Ramës nuk premtoi asnjëherë që do t’i hapë në tetor negociatat, ndërsa vendimi sipas tij erdhi për shkak të problemeve të brendshme të BE.

Qeveria shqiptare heq të gjitha përgjegjësitë nga vendimi negativ për të tretën herë radhazi nga Bashkimi Europian. Ashtu si Kryeministri Rama, edhe për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj mos’hapja e negociatave nuk ka lidhje me punën e bërë nga qeveria, por me vizionin e ri të Francës për zgjerimin.

Gent Cakaj: Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e nevojshme të standardeve për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, por ishte e drejtpërdrejtë sepse BE është në një proces të shqyrtimit të thellë të vetëvetes.

Pavarësisht se Shqipëria e pësoi si Maqedonia e Veriut, liderët e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë të njëjtën strategji në raport me përgjegjësinë ndaj qytetarëve të saj.

Gent Cakaj: Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime që nëse kjo nuk ndodh ne do të japim dorëheqjen. Unë nuk e di që kryeministri i Republikës së Shqipërisë ose unë ose ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë ndonjëherë nga janari e deri tani ka premtuar se negociatat do të hapen.

Për rastin e djalit shqiptar 11-vjeçar, i cili ndodhet në kampet e Sirisë, për Gent Cakajn kjo është një çështje që shkon përtej diplomacisë.

Gent Cakaj: Angazhimi ynë është maksimal. është një çështje që duhet të bëhet në koordinim të ngushtë me partnerët tanë.

Zjarr Tv Ad