Negociatat, Rama: Nuk jam optimist për javën e ardhshme

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave, Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk është optimist se do të ketë një përgjigje pozitive nga ana e vendeve të unionit.

Në një intervistë për The Irish Times, shefi i mazhorancës është i bindur se vendimi për Shqipërinë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhet me veprimet e brendëshme të vendeve të unionit, jo me ato se çfarë ka bërë vendi ynë.

Rama “A jam optimist? Jo. Nuk ka shumëçka që të jesh optimist me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim por jo për atë që do të ndodhë javën tjetër. Ne jemi dëm kolateral. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti.”

Edi Rama u shpjegon vendeve të unionit se Shqipëria e di që integrimi i plotë në BE është një rrugë e gjatë dhe mund të zgjasë me vite të tëra.

Rama: “Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BE javën tjetër. Ne e dimë se nuk mund ta bëjmë atë pa një gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, që mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni. Pas 10 vitesh do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësisht ndryshe”

Por ndryshe nga shefi i qeverisë, sipas the Irish Times kryetari i PD Lulzim Basha ka ende shpresë që BE do t’i hapë negociatat me Shqipërinë me 18 tetor. Por lideri i opozitës nuk heziton të akuzojë qeverinë Rama për lidhje me krimin dhe pandëshkueshmërinë.

Basha: Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë të Lartë, pa një gjykatë kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij.

Pavarësisht qëndrimeve të mazhorancës dhe opozitës, Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre vende kritike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi sipas tyre vendi ynë ka ende punë për të bërë në sistemin gjyqësor dhe reformën zgjedhore.

Zjarr Tv Ad