Nën hetim për fshehje të ardhurash e deklarim të rremë pasurie, SPAK njofton KPA për Ardian Hajdarin

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) për Ardian Hajdari, i cili është nën hetim për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

KPA duhet të marrë në shqyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari. Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

Anëtari i KPA, Hajdari u kallëzua në SPAK në qershor 2020 nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që nuk kaluan procesin e vetingun.

Në janar 2020, ishte anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani që kallëzoi pranë SPAK, dy gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

Zjarr Tv Ad