Nën ndikimin e cikloneve mesdhetarë/ Sa do të zgjasin reshjet në vend, ja parashikimi i motit

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jemi në prag dimri dhe ditët me shi e qielli gri do të vazhdojnë gjatë por si do të jetë moti këto ditë të mesit të nëntorit? Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak si pasojë e aktivitetit të një medicane (ciklone mesdhetar) situata reale mbi vendin tonë paraqitet me reshje shiu të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.

Moti do të nis sot me vranësira dhe alternime kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend prej orëve të para të mëngjesit. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar. Përgjatë bregdetit dhe në jug, parashikohet përkohësisht intensitet i lartë me rrebeshe e shkarkesa elektrike deri në mesditë. Më tej reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.

Gjithashtu parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Temperaturat sipas IGJEUM
Sot e mërkurë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15/20 °C
në vendet e ulëta: 15/20 °C
në vendet malore: 9/15 °C

Zjarr Tv Ad