Nën urdhrat e shqiptarëve, Baloteli: Kam shkuar mirë me thuajse të gjithë trajnerët e mi, më pëlqen që është Tramexani

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mario Baloteli është prezantuar sot si futbollisti i Sion, me të cilin ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Sulmuesi italian mbërrin në Zvicër pas një eksperience me dritë-hije në Turqi ku veshi fanellën e Adanaspor, me të cilën u nda jo pa polemika pasi në ndeshjen e fundjavës së kaluar u përlesh me trajnerin Vinçenco Montela.

Por ai ka siguruar se ky në fakt nuk ishte një problem që e ndeshte shpesh në karrierën e tij, pasi deklaroi se kudo kishte shkuar mirë me ata që drejtonin në pankionë, teksa këtë radhë do të ketë Paolo Tramexanin si trajner, ndërsa Burim Kukeli është zëvendës i tij e Sero Noka video-analist.

“Më pëlqeu mënyra se si më kërkuan, jam i lumtur që mund të luaj në një kampionat që nuk njoh, pranë shtëpisë time, në një qytet i cili të lejon të jetosh më qetësisht në krahasim me të tjerë. Që nga takimi i parë isha i sigurt 98% që do të luaja për Sionin.

Jam i lumtur që Tramexani është këtu trajner. Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, unë kam shkuar mirë me thuajse të gjithë trajnerët që kam pasur. Nuk e njoh, por më ka pëlqyer menjëherë personaliteti i tij”, tha Baloteli.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad