Nëna kryen marrdhënie me të dashurin 14 vjeç të vajzës, dënohet me 10 vite burg

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë është vënë nën akuzë pasi ka bërë seks me të dashurin e vajzës së saj.

38-vjeçarja Jamie Tice, nënë e gjashtë fëmijëve nga Tennessee, SHBA, u dënua të premten e lënë pas me 10 vite burg, pasi bëri marrdhënie me një djalë 14 vjeç, i cili ishte i dashuri i një prej vajzave të saj.

Gruaja akuzohet se ka kryer mbi 50 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, për afro një vit rresht, nga 2016 deri në 2017.

Jamie u shpall fajtore dhe u dënua për abuzim me të mitur. Ndonëse djali pohoi se bëhej fjalë për marrëdhënie të dakordësuara, për shkak të moshës së tij, gruaja përfundoi në gjykatë, shkruan noa.al.

Gruaja pohoi se e kishte njohur të riun pasi dilte me vajzën e saj dhe se mes tyre kishte lindur tërheqje. Ata takoheshin shpesh në kishë, siç dëshmojnë edhe disa persona që i kishin parë. 

Zjarr Tv Ad