Nëna lind binjakët 84 km larg njëri-tjetrit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë ka sjellë në jetë djemtë binjakë në dy spitale të ndryshme rreth 84 km larg njëri-tjetrit. Gruaja u dërgua në spitalin Caithness General Hospital, në Wick, Skoci pasi i shpërthyen ujrat ndërsa ishte vetëm 30 javëshe shtatzënë. Por më pas u mor një vendim për ta dërguar në spitalin Raigmore Hospital në Inverness, për trajtim më të specializuar. Por në gjysmën e rrugës, ambulanca ndaloi në spitalin Golspie në Sutherland ku gruaja lindi djalin e parë. Një mjek dhe dy infermierë u sollën në spital për tu kujdesur për binjakun e parë. Mjekët morën vendimin për ta dërguar nënën përsëri në spitalin në Inverness. Ajo së bashku me të porsalindurin u dërguan me ambulanca të ndryshme në Raigmore Hospital. Kur mbërritën në Inverness lindi binjaku i dytë që u dërgua në njësinë speciale të kujdesit për foshnjet së bashku me vëllain e tij. Binjakët qëndruan gjashtë javë në spital para se mjekët ti vendosnin ti dërgonin në shtëpi. Nëna dhe foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarr Tv Ad