Nëna me kancer humb foshnjen e porsalindur dhe më pas humb edhe jetën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë e re, që vendosi të shtyjë trajtimin e kancerit për ti dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka vdekur.Brianna Rawlings vdiq më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leuçeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut.

Adoleshentja nga Colyton në Sydney vdiq pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes.Ajo ishte 7 muajshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen.Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim.Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi  trajtimin, në këtë mënyrë duke e përgjysmuar shanset për të jetuar.Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjen  në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për t’ë kaluar tek fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe.Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12 ditë para se të vdiste. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte.Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët.

 

 

Zjarr Tv Ad