Nëna nuk kishte para ti paguante funeralin, dalin detaje tronditëse nga foshnja i braktisur në kazan

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fëmijë prematurë i pajetë është braktisur në një kazan plehrash në kryeqytet në zonën e Ali Demit, pranë ish-markatës së vjetër. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se foshnja i pajetë, i seksit mashkull i përket një gruaje nga Tepelena, e cila nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.

Forcat policore kanë mbërritur në maternitetin e ri për të hetuar rreth kësaj çështje. Policia njofton se ka nisur hetime për identifikimin dhe shoqërimin e personit që e hodhi në kosh foshnjen e pajetë.

Informacion paraprak: Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Zjarr Tv Ad