Është përuruar nëndetësja e parë braziline me tekonologji franceze.
“Riachuelo” është e para e serisë prej pesë të tilla ultra moderne e cila u inagurua sot në Itaguai, në afërsi të Rio de Janeiro-s ku më pas do të ndërtohet dhe një nëndetëse e pajisur me një ose disa reaktorë bërthamorë.
Ajo u lëshua në det e shoqëruar me një ceremoni madhështore në praninë e presidentit Michel Temer dhe pasardhësit të tij Jair Bolsonaro, i cili do të marrë detyrën në 1 janar.
Përfundimi i këtij projekti u bë i mundur dhjetë vite pas nënshkrimit të kontratës prej 6,7 miliardë euro me kompaninë franceze ‘’DCNS’’.
Programi ambicioz ‘’Prosub’’ ka për qëllim ti ofrojë më shumë siguri Brazilit në sajë të kësaj flote me nëndetëse për mbrojtjen e 8.500 kilometra vijë bregdetare dhe puseve të naftës në ujëra shumë të thella.
E pagëzuar me emrin e një beteje detare të fituar nga ushtria braziliane në shekullin e XIX, kjo nëndetëse e llojit ‘’Akrep’’ është 72 kilometra e gjatë dhe peshon rreth 1 800 ton.