Nënë Liza: Kam fjetur jashtë, s’kam ku të lahem e ndërrohem, Veliaj e Rama na prenë në besë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës së “5 majit” kanë zhvilluar një protestë mbrëmjen e sotme para drejtorisë së Policisë së Tiranë lidhur me mënyrën e shembjes së banesave të tyre dhe përdorimi ne forcës nga policia.

Ata protestojnë pas aksionit të zhvilluar nga IKMT për shembjen e banesave të tyre, ku pati përballje dhe përplasje me policinë e shtetit dhe atë bashkiake.

Ajo shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Rama i kanë prerë në besë, pasi kanë sjellë policinë dhe kanë prerë dritat qysh në 4 të mëngjesit.

Nëna Liza: Falenderoj gjithë mediat që na kanë ndihmuar sepse nuk do të na kishte rënë pas kush. Nuk ka ku të shkoj më keq, të kesh shtëpinë tende dhe të dalësh jashtë! Mbrëmë kam fjetur jashtë, nuk kam ku të lahem dhe ku të ndërrohem. Erion Veliaj dhe Rama na prenë në besë, ne nuk e dinim. Ata janë mafiozë të mëdhenj. Na thanë do t’i fikim dritat në orë 6 dhe na i fikën në orën 4. Na zunë pa përgatitur për të prishur shtëpitë. Erdhën sikur iku në malësi.

Zjarr Tv Ad