Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku shkruan se PD e Durrësit kundërshton procesin e zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohen në Durrës.
Ai shkruan se në të gjithë grupseksionet ku janë zhvilluar emërimet, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet 20-25%.
Ndër të tjera ai ka sulmuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit duke thënë se propaganda thotë për bashkim, por që në të vërtetë ka vetëm përçarje.
“Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Durrës në mbledhjen e sotme me strukturat drejtuese kundërshton me forcë procesin e manipuluar të zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohen në Durrës.
Në të gjithë Grupseksionet ku janë zhvilluar emërimet, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet 20-25%.
Ndryshe nga sa propagandohet në media nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje dhe jo bashkim.
Të gjithë së bashku ramë dakord se do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur për bashkim, bashkim i cili duhet të mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe ku të garantohet vota e lirë” shkruan Boshku në postimin e tij.