Nënshkruhet marrëveshja tjetër Kosovë – Serbi: Hekurudhë dhe autostradë për të lidhur dy shtetet

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është nënshkruar sot në Gjermani, edhe marrëveshja e dytë midis Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe autostradës që lidh dy shtetet. Në Mynih, falë ndërmjetësimit të Të Dërguarit të Posaçëm të Trump, Robert Grenell, firmat i hodhën dy presidentët e shteteve: Hashim Thaçi për Kosovën dhe Aleksandër Vuçiç për Serbinë. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ambasadori britanik Philip Kosnett dhe Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, nënshkruan në Mynih kështu, Letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë mundësoi brenda një muaji, firmosjen e një marrëveshjeje të dytë midis vendeve, pas asaj për rivendosjen e linjës ajrore Serbi-Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Berlin, përmes një postimi në Twitter.

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Zjarr Tv Ad