Nënshkruhet memorandumi për ndalimin e trafikimit të objekteve kulturore, Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) angazhohen të rrisin bashkëpunimin në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Memorandumi i bashkëpunimit ekonomik u firmos në Tiranë për palën shqiptare nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, dhe për palën amerikane Ndihmës Sekretari i Shtetit për Kulturën dhe Edukimin, Matthew Lussenhop.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministi Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”.

Zjarr Tv Ad