Nënshkruhet Memorandumi për terminalin e LNG në Vlorë, ndërtimin e tubacionit Fier-Vlorë dhe shpërndarjen rajonale të gazit të lëngshëm

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania shtetërore shqiptare e gazit, Albgaz, ajo amerikane Excelerate Energy L.P. (Excelerate), dhe kompania italiane Snam S.p.A (Snam) nënshkruan në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit, mbi mundësitë e  bashkëpunimit për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Nëpërmjet këtij Memorandumi, Albgaz, Excelerate dhe Snam do të eksplorojnë së bashku zgjidhje, të cilat mund të furnizojnë potencialisht një impiant të depozitimit të gazit natyror në Shqipëri, duke ofruar kështu siguri energjetike në rajon.

Në aktivitetin e organizuar ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila vlerësoi bashkëpunimin me kompanitë lider në botë në fushën e gazit, siç është, Excelerate dhe Snam, teksa  theksoi se gazifikimi i vendit është një ndër prioritet e Qeverisë Shqiptare.

“E kemi thënë nga fillimi dhe unë e kam përsëritur me ambasadoren Kim, që pjesë shumë e rëndësishme e projektit është kthimi i Shqipërisë në një hub për shpërndarjen e gazit të lëngshëm amerikan. Pra rëndësia gjeopolitike  e këtij projekti nuk ndalet thjesht në rritjen e prodhimit energjetik në Republikën e Shqipërisë, por në forcimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, mbështetur në aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri e përmend shpesh, nuk do themi atë parullën, që Shqipëria do të bëhet një fuqi e jashtëzakonshme energjetike. Ne nuk do të bëhemi një fuqi e jashtëzakonshme energjetike, ne duam të plotësojmë kërkesat e tregut vendas fillimisht dhe më pas duam të bëhemi një fuqi eksportuese për rajonin”, u shpreh ministrja Balluku.

Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Excelerate Steven Kobos deklaroi:

“Duke përfituar nga kapacitetet tona të operimit doënstream dhe njëkohësisht duke bashkëpunuar me Shqipërinë për të eksploruar aksesin e vendit në energji të qëndrueshme, ne kemi mundësinë të ndërmarrin një hap të rëndësishëm/(kritik) drejt sigurisë energjetike të vëndit. Së bashku me Snam dhe Albgaz, ne njohim impaktin potencial që ky gazsjellës mund të ketë për rajonin”.

Si një lider në teknologjitë e impianteve pluskuese të GNL-së, Excelerate ka siguruar energji të qëndrueshme dhe të pastër për tregjet mbarëbotërorë, duke zhvilluar dhe operuar 13 terminale GNL në botë. Ky Memorandum është shembulli i fundit i dedikimit të Excelerate për një integrim më të madh të shërbimeve të gazit dhe energjisë për konsumatorët.

Snam është një nga pronarët dhe operatorët më të mëdhenj të infrastrukturës energjetike në botë dhe një aksioner kryesor në Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

Kompania e Shërbimit të Gazit Shqiptar (Albanian Gas Services), si një ndërmarrje e përbashkët e Snam dhe Albgaz, e cila mirëmban rrjetin e transmetimit të gazit në Shqipëri, mund të operojë dhe mirëmbajë tubacionin e ardhshëm.

“Ky Memorandum Mirëkuptimi forcon më tej angazhimin tonë me Shqipërinë të iniciuar katër vjet më parë,” tha Mario Franchin, Zëvendës-President i “Global Solutions Commercial” në Snam. “Shënon një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zhvillimin e strategjisë energjetike të Shqipërisë dhe Snam është i kënaqur të ndajë përvojën dhe ekspertizën e saj dhe të mbështesë vendin dhe Albgaz në rrugën e tij në tranzicionin e energjisë.”

Administratori i Albgaz, Arber Avrami nënvizoi se “Kjo është një mundësi unike për Shqipërinë, për të bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj që mund të ofrojnë njohuri dhe përvojë thelbësore në mënyrë që të japin përfitime jo vetëm nga aktivitetet e transmetimit të gazit, por edhe për të shfrytëzuar një aset të rëndësishëm natyror siç është depozitimi nëntokësor i gazit në Dumre. Kjo mund të ofrojë mundësi sigurie të energjisë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe furnizim të besueshëm të energjisë për rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror”.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në Tiranë nga përfaqësues nga secili entitet: Arber Avrami, Administrator Albgaz; Oliver Simpson, Zëvendës President i Tregtisë, Excelerate; dhe Mario Franchin, Zëvendës President i “Global Solutions Commercial”, Snam.

Planifikimi pritet të fillojë menjëherë me përfaqësues nga secila kompani që formojnë një ekip koordinues.

Në fillim të këtij viti, Excelerate, së bashku me ExxonMobil dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkruan një Memorandumi i Mirëkuptimit për të kryer një studim të fizibilitetit për zhvillimin e mundshëm të një Terminali të importit të GNL në Portin e Vlorës në Shqipërinë e Jugut.

EXCELERATE ENERGY

Excelerate Energy L.P. është një kompani LNG me bazë në Sh.B.A e vendosur në The Ëoodlands, Texas. Është pjesë e një grupi privat energjetik të SH.B.A. themeluar nga George Kaiser. Excelerate është pioneri dhe udhëheqësi i tregut në zgjidhjet inovative LNG lundruese, duke siguruar shërbime të integruara përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës LNG me një qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të shpejta në treg dhe të zgjidhjeve të besueshme të LNG për klientët. Excelerate ofron një gamë të plotë të shërbimeve rikasifikuese lundruese nga FSRU te zhvillimi i infrastrukturës deri te furnizimi me LNG. Excelerate ka zyra në Abu Dhabi, Buenos Aires, Chittagong, Dhaka, Doha, Dubai, Rio de Janeiro, Salem, Singapore dhe Ëashington, DC.

SNAM

Snam është një nga operatorët kryesorë të infrastrukturës energjetike në botë dhe renditet ndër kompanitë më të mëdha të listuara në Itali, sipas kapitalizimit të tregut. Përmes zonës ndërkombëtare të ndikimit të saj, Snam operon në Shqipëri, Austri, Francë, Greqi, Itali, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Mbretërinë e bashkuar (UK) dhe ka filluar aktivitetet në Kinë dhe Indi. Grupi ka rrjetin më të madh të transportit të gazit natyror (mbi 41,000 km duke përfshirë asete ndërkombëtare) dhe kapacitetin e magazinimit (rreth 20 bcm përfshirë asetet ndërkombëtare) midis kolegëve të tij evropianë dhe është gjithashtu një lojtar kryesor në rigazifikimin. Snam investon në biometan, efiçiencë të energjisë, qëndrueshmëri dhe hidrogjen. Grupi gjithashtu operon në pyllëzim dhe është i përkushtuar për të arritur neutralitetin e karbonit (Fusha 1 dhe Fushëveprimi 2) deri në vitin 2040.

ALBGAZ

Albgaz Sh.a. u themelua në janar 2017 si një kompani aksionare me 100% të aksioneve në pronësi të shtetit shqiptar dhe operon si një operator i kombinuar që kryen veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri. Aktiviteti kryesor i Albgaz Sh.a. është furnizimi me gaz natyror përmes rrjetit të transmetimit, shpërndarjes, depozitimit dhe rrjetit të impianteve të gazit natyror.

Zjarr Tv Ad