Nëntë vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Bashkë realizuam një ëndërr

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëntë vite më parë Bashkimi Evropian mori vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili në atë periudhë ishte Ministër i Brendshëm tha se u plotësua një ëndërr për shqiptarët. Në një postim në Facebook, ai garantoi se do të bëjë gjithçka mbrojtur këtë arritje dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Lulzim Basha: Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë!

Zjarr Tv Ad