Nepotizmi i Bushit në Bashkinë e Krujës

0
2974
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nepotizmi i Bushit në Bashkinë e Krujës Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka urdhëruar pushimin nga puna për motive politike të 4 punonjësve në Stacionin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit (PMNZSH) duke emëruar militantë dhe persona me precedentë penalë në kundërshtim me ligjin. Megjithëse në këtë institucion janë zbuluar shkelje të rënda nga Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik dhe është kërkuar që të merren masa nga kreu i Bashkisë, Bushi jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes, por e ka mbushur këtë institucion me militantë të PS dhe të paaftë. Bëhet e ditur se në këtë insitucion janë emëruar pesë punonjës me lidhje familjare vetëm pse janë militantë të PS dhe njerëz të afërt të Bushit. Bushi për të realiziaur qëllimet e tij nepotike ka emëruar Komandant Stacioni të PMNZSH Altin Shullazin, në kundërshtim me ligjin. Sipas burimeve nga ky institucion, Shullazi jo vetëm që është mbi 35 vjeç, ndërsa ligji e parashikon moshën poshtë 35 vjeç, por nuk ka as diplomë të shkollës së mesme. Me kërkesën e punonjësve është ushtruar kontroll nga Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik, e cila me Shkresën Nr.7629/4 Prot 17.08.2016, parashikon se, “Nga verifikimi i dosjeve personale të punonjësve, kryer nga Drejtoria e PMNZSH-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë rezultuar parregullsi mbi pranimet në strukturat e PMNZSH-së për të cilat ka dhënë rekomandimet përkatëse për marrjen e masave. Referuar Ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, neni 7, pika 3 Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së është në varësi të kryetarit të Bashkisë. Për sa më lart, lutemi zbatimin e rekomandimeve përkatëse për marrjen e masave në lidhje me mangësitë e konstatuara nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria e PMZSH-së dhe që rezultojnë ende të pazbatuara”. Ndërkohë është vënë në dijeni edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shullazi sapo është emëruar si komandat i Stacionit të PMNZSH ka pushuar nga puna katwr punonjës ndonëse ata ishin punësuar brenda kritereve. Bëhet e ditur se pushimi i tyre nga puna është bërë për motive politike Është liruar nga detyra Fadil Llani, themelues i PMNZSH Krujë. Motivacioni i largimit nga detyra performancë e dobët (masë disiplinore). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Ardian Karaj, lirim nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së kritereve ligjore (mbi 35 vjeç). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Gëzim Pani, lirim nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së kritereve ligjore (mbi 35 vjeç). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Sapo mori detyrën e komandantit të Stacionit të PMNZSH, Shullazi e mbushi këtë institucion me njerëz të fisit të tij dhe njerëz të një familjeje. Eduard Tupi, militant i Partisë Socialiste, vëllai i Aliut. Ali Tupi, militant i Partisë Socialistë dhe vëlla i Eduardit, emëruar në kundërshtim me Ligjin (38 vjeç) dhe pa gjimnaz. Ardian Hyka, dhëndër i Eduardit dhe Aliut, emëruar në kundërshtim me Ligjin (49 vjeç). Bujar Citozi, daja. Fatbardh Daci, baxhanak, emëruar në kundërshtim me Ligjin (50 vjeç). Po ashtu është punësuar edhe Roland Mallkuci, i cili ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për shkaktim të aksidentit në punë. Rikthyer në detyrë.

Zjarr Tv Ad