Analisti Neritan Sejamini ka folur për vizitat e shpeshta që bën ambasadorja amerikane, Yuri Kim në gjykata të ndryshme të vendit dhe bisedat me gjykatësit apo prokurorët.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se ndërhyrja e Kim është “anti-amerikane” dhe bie ndesh me vlerat amerikane dhe respektimin e ndarjes së pushteteve.
Ai deklaroi se karriera e Kim do të mbaronte menjëherë, nëse ajo do të bënte një veprim të ngjashëm në SHBA.
“Në sjelljen e zonjës Yuri Kim ka shumë protagonizëm individual. Mënyra si ndërhyn Kim është anti-amerikane. Ndërhyrja në gjykatë është anti-amerikane. Amerika e ka shpikur ndarjen e pushteteve.
Nëse zonjë Yuri Kim i shkon një gjykatësi në Amerikë të bëjë këtë që bën këtu, karriera e saj merr fund dhe amerikanët nuk e falin.
Sjellja e saj është anti-amerikane, në kuptimin e vlerave. Bie ndesh me vlerat amerikane. Në Amerikë pavarësia e pushteteve është e shenjtë”, tha Sejamini.