Neritan Sejamini: Reforma në drejtësi ka dështuar! Prezenca e Yuri Kim që vajti në KLP si sherif e vërteton…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Sejamini ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani, i cili u konsiderua gjerësisht si kandidati që mbështet ambasada amerikane. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini deklaroi se zbarkimi i Kim në mbledhjen e KLP si “kamzhik apo sherif”, tregon se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se institucionet nuk janë të pavarura. 

“Reforma në drejtësi ka marrë fund, kjo është drejtësia që ne kemi. Ky është mandati i dytë për kreun e SPAK. Janë veprime qesharake që nuk ndihmojnë askënd, nuk ndihmojnë as drejtësinë shqiptare. Drejtësia ka nevojë për besueshmëri, duhet të jetë e pavarur dhe e paanshme.

FAkti që ajo (ambasadorja) vete në KLP, ky është kompromentim. Fakti që ajo shkon, do të thotë se reforma ka dështuar dhe ne paskemi akoma institucionet që paskan nevojë për sherif apo kamzhik dhe këtë atribut ia ka dhënë vetes zonja Kim.

Pra e gjithë drejtësia, varet nga çfarë bën atë ditë zonja Kim? Prezenca e saj është verdikti që reforma në drejtësi ka dështuar”, deklaroi Sejamini. 

Zjarr Tv Ad