Nervozohet keq Pandeli Majko me deputetin e opozitës: Gjërat janë aq të qarta si flokët e mi të bardhë dhe kaçurrelat e tua të humbura…

0
1518
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandeli Majko, ka folur lidhur me çështjen e votës së emigrantëve, është përplasur në Kuvend, me deputetin e opozitës Kristaq Papa.

Ministri Majko, i është kthyer ashpër deputetit, duke i thënë se; nuk e ka idenë se për çfarë flet.

“Nuk kam ardhur të dëgjoj dëngla nga njerëz që nuk e kanë idenë çfarë bëhet me diasporën. Vjen këtu dhe ulëret në parlament duke lëshuar lloj-lloj dënglash të pavërteta. Nëse do informacion për sa i përket furnizimit me libra, çfarë po bëjmë për të burgosurit, çfarë jemi duke bërë ne për të drejtën e votës që e sorollatin mospërgjigjet e opozitës? Çfarë kemi bërë ne për një histori që flet me zë të lartë? Ka disa gjëra që janë shumë të qarta zoti Papa ashtu siç i kam unë flokët e bardha dhe ti ke humbur kaçurrelat prej kohësh”, –  ka thënë Pandeli Majko.

Gjatë fjalës së tij, Majko ka akuzuar opozitën për vonesat e krijuara, për çështjen e votës së shtetasve shqiptarë, jashtë vendit. Ndër të tjera, Ministri ka kundërshtuar edhe deklaratën e KQZ-së, se duhet konsensus nga partitë politike, në mënyrë që të sigurohet vota e emigrantëve.

Majko u shpreh se; realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit është detyrim ligjor.

Zjarr Tv Ad