Nervozohet Rama: Në ujësjellësa ka njerëz që nuk figurojnë fare në Shqipëri

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, rezultojnë të jenë në vlerën 20.37 miliardë lekë ose 160 mln euro. Borxhetet më të mëdha i ka ujësjellësi i Durrësit dhe i Vlorës, përkatësisht  6.43 mld dhe 2.18 mld lekë. Mesditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, i ka mbledhur kryetarët e bashkive të vendit duke u bërë një “dush të ftohtë” për situatën e krijuar.

Kryeministri shënjestroi bashkinë e Vlorës gjatë fjalës së tij, si kampione me 78.9% humbje dhe të Kavajës me vetëm 31% arkëtime. Por jo vetëm kaq. Kreu i qeverisë u shpreh se në armatën e njerëzve që janë të punësuar në sektorin e ujësjellësave ndodhen edhe persona që nuk janë fare në Shqipëri, por jashtë vendit.

Është koha për të vepruar dhe natyrisht që sikur folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rrijë më në pozitën e thjeshtë financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do ta lejojmë që paratë e popullit shqiptar të abuzohen më nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe shpërdorimi i të ardhurave.

E para, duke paguar si punonjës njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri edhe njerëz që nuk janë në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve. Do të bëjmë një skanim për drejtorët, shefat dhe punonjësit. 

Kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk po hyj të them se edhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshme. Këtu është qartësisht një problem administrimi dhe keqqeverisje.

Është kronike është një sëmundje kronike e shumë viteve, por nuk mundemi më ta pranojmë dhe të mos ndërhyjmë për të mos e përmbysur” tha Rama. E pranishme në takimin e organizuar nga kryeministri për këtë cështje ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Zjarr Tv Ad