“Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj…”, Vuçiç flet edhe për Kosovën: Do të humbasin kohë…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i  Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për Kosovën gjatë fjalës së tij. Ai tha se Kosova është e lirë që të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur”, ndërsa për çështje të tjera “janë”në Bruksel. Ndër të tjera tha se është e rëndësishme ura e komunikimit, teksa nuk la pa përmendur edhe djegien e flamurëve të Serbisë, ku tha se kjo nuk është zgjidhje dhe se duhet të ruhet paqja.

“Kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria, Maqedonia, kanë pikëpamje të ndryshme me këtë çështje, Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoj që është produktive për mua që t’i ftoj sepse në momentin që ftoj dikë nga Prishtina, thonë që meqë e bëri ai ftesën, ne nuk do të vijmë.

Kjo nuk është arsye që mos të flasim. Ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë, megjithatë, të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse s’do të kishte të tillë kufijtë apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht?! Këto krijojnë probleme të pafundme. Do ishte më e lehtë që mos të ishin. S’ka njeri, qoftë në Prishtinë, apo në Mitrovicë, Beograd dhe Tiranë, që s’do të ishte dakord kështu. Do të humbasin kohë, ata që nuk i bashkohen. Ka vetëm përfitime nga kjo nismë.

Më thonin se nuk duhet të shkoja në Shqipëri, se pati probleme me flamurin. Por të tjerë njerëz e bënë këtë, dhe Rama erdhi në Beograd. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj, nuk është kjo zgjidhja. Jemi për të ndërtuar ura komunikimi. Miliona fusha bashkëpunimi shtrihen para nesh. Miliona fusha, por duhet treguar përgjegjësi. Mos të bëhemi apo të patronizojmë politikat e përditshme”, tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad