Nëse e doni vendin e punës bëni mirë mos i përdorni këto shprehje:

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1- “Kjo nuk mund të funksionojë, por…”

Nëse nuk funksionon ndonjë gjë, pse e merrni guximin ta hidhni idenë në tavolinë? Është shumë e vështirë të merret diçka seriozisht kur vet personi që e prezenton atë është i lëkundur në qëndrimin e tij. Merrni guximin dhe thjesht deklaroni idetë tuaja.

2-6“Ska problem…”

Kjo frazë e pafytyrë mund të duket se jeni duke e pranuar me vet dëshirë dhe gëzim ndonjë detyrë të caktuar. Kjo frazë mund të tingëllojë sikur jeni duke i bëre tjetërkujt një nder, në vend se të bëni punën tuaj. Si zëvendësim të kësaj mund të përdorni fjalinë: “Do të filloj të punoj mënjëherë rreth kësaj”, “E kam të qartë”, apo “Do ta kem gati për brenda një ore.”

3- “Do të përpiqem…”

Unë po kërkoj që ju mos të përpiqeni për të bërë diçka, por unë kërkoj apo jap urdhër për tu realizuar ndonjë punë. Nëse projekti është i ndërlikuar për tu kompletuar, apo jeni të shqetësuar për kohën e shkurtër, shpjegoni shqetësimet tuaja me shefin, i cili mund të ju ndihmojë në realizimin e tyre.

Zjarr Tv Ad